POLICIA U BËN APEL DREJTUESVE TË MJETEVE QË TË PËRDORIN PAJISJET DIMËRORE

Drejtoria e Policisë apelon drejtuesit e mjeteve që duke pasur parasysh ftohjen e paralajmëruar dhe kushtet e pafavorshme të motit, të përdorin pajisjet dimërore dhe të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik duke vozitur me kujdes. Policia po ashtu ka rikujtuar drejtuesit e mjeteve se Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor parasheh që në periudhën nga 15 nëntori deri më 1 prill, të gjitha automjetet e kategorive M dhe N duhet të kenë goma dimërore në të gjitha rrotat në kushtet e dimrit.

SHARE