NË MAL TË ZI KANË VDEKUR 15 PERSONA, KURSE 212 TË TJERË JANË KONFIRMUAR POZITIV

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 15 persona, kurse 212 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. “Nga 15 viktima, 10 persona kanë qenë plotësisht të pavaksinuar, ndërsa 5 personat e tjerë kanë kaluar më shumë se 5 muaj pas marrjes së dozës së dytë, prandaj u bëjmë apel atyre që nuk e kanë marrë dozën e tretë 5 muaj pas dozës së dytë, që është në përputhje me rekomandimet e NITAG-ut, për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ISHP. Të gjithë ata që vdiqën si pasojë e koronavirusit më 1 maj dhe që ishin nën moshën 40 vjeç, ishin të pavaksinuar. Jepni kontributin tuaj për të mposhtur këtë virus, vaksinohuni sa më shpejt, theksuan nga ISHP. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 335 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,613.

SHARE