Fabrika e patatinave, smokit, puresë dhe patate të skuqura të ngrira do të ndërtohet në Tuz dhe në të do të punësohen rreth 200 punëtorë, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Aleksandar Stijoviq, në programin e mëngjesit të TVMZ. “Tashmë në shkurt të vitit të ardhshëm, një investitor nga Kosova do të hapë fabrikën e smokiz, ndërsa deri në prill duhet të hapen fabrikat e patatinave, puresë dhe patateve të ngrira,” shtoi ai. “Kjo është një fabrikë që do të merret me prodhimin e smokit, patatinave, puresë dhe patateve të skuqura të ngrira. Kemi arritur në fazën kur investitorët tashmë kanë blerë tokë në Mal të Zi dhe kanë filluar me ndërtimin e fabrikës,” tha ministri Stijoviq. Fabrika do të hapet në Tuz dhe fjala është për brendin Vipa nga Vushtrria që ekziston për 30 vjet. Ai shton se kompania është hapur dhe regjistruar dje dhe po punohet në dokumentacion. Qëllimi i projektit është përmirësimi i dukshëm i prodhimit bujqësor në Mal të Zi, në drejtim të sigurimit të blerjes së patates. “Egzistojnë disa kushte. Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Disa lloje të patateve përdoren për patatina, ndaj është e nevojshme të gjenden nënkontraktorë me kërkesë të fabrikës. Duhet të jetë rreth 10 mijë tonë në vit, që është shumë më tepër se prodhimi ynë aktual,” theksoi ministri Stijoviq. Në ditët në vijim investitori do të hapë zyrë përfaqësuese në Mal të Zi, ku do të shesë farat për një varietet të veçantë patate.