CAMAJ: KAM LUAJTUR NDESHJEN MË TË MIRË TË KARRIERËS

MTK-ja e famshme nga Budapesti është deklasuar në 1/16 e finales së Kupës së Hungarisë dhe është eliminuar nga futbollisti nga Malësia Driton Camaj. Ekipi i Kishvardës ka mposhtur MTK-në 4:1, ku Camaj shënoi dy gola dhe dy herë asistoi. “Fitorja është shumë e rëndësishme si për klubin ashtu edhe për mua personalisht. Mendoj se luajta ndeshjen më të mirë të karrierës sime dhe më duhej një e tillë për shkak të besimit, besoj se erdhi në kohën e duhur. Thjesht duhet të vazhdoj në këtë ritëm,” tha Camaj. “Para fillimit të kampionatit, ambiciet ishin për të mbijetuar në kampionat, por ato u shtuan me kalimin e sezonit. Fitorja në start ndaj Ferencvarosh, e para në histori jashtë fushe kundër atij ekipi, na dha krahë dhe gjithçka shkoi mirë. Shpresoj se do të jemi konkurrues për Evropën dhe diçka më shumë nuk është realiste, sepse Ferencvarosh është një klasë mbi të gjitha,” theksoi Camaj.

SHARE