Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i gatshëm të shqyrtojë lehtësimin e sanksioneve ekonomike dhe lirimin e fondeve iraniane të ngrira, nëse Teherani tregon përparim konkret në çështjen e programit bërthamor.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë bisedime indirekte përmes ndërmjetësve, me synim rikthimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje.
Megjithatë, administrata amerikane po ruan një qasje të kujdesshme.
Trump ka refuzuar propozimin e fundit të Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar atë të papranueshëm.
Ekipi negociues amerikan përfshin të dërguarin special Steve Witkoff, Jared Kushner, zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Teherani ka treguar njëfarë fleksibiliteti për çështjet bërthamore, por ende nuk ka dakordësi për afatet e zbatimit të angazhimeve.
Uashingtoni mbetet skeptik për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të mëparshme, ndërsa Trump ka bërë të qartë se presioni diplomatik dhe ekonomik ndaj Iranit do të vazhdojë derisa të arrihen kushtet për një marrëveshje që ai e konsideron të pranueshme.








