Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 521 raste të reja me Covid-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën nga mosha 47 deri në atë 70 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 176. Gjatë kësaj kohe u shëruan 652 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 7,090, nga të cilët 90 në komunën e Tuzit.