GJELOSHAJ: JAVËN E ARDHSHME DO TË SHPËRNDAHEN LIBRAT PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” njofton se komuna e Tuzit javën e ardhshme në bashkëpunim me shkollat do të bëj shpërndarjen e librave për nxënësit e shkollës fillore.

Gjeloshaj thekson se i njëjti njoftim vlen edhe për nxënësit e vendbanimeve Vllanë dhe Vrane, e që mësimin e ndjekin në shkollën fillore të Mataguzhit.

Të rikujtojmë se komuna e Tuzit ka siguruar falas librat për të gjithë nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

SHARE