BEÇIQ URON DITËN E KOMUNËS SË ROZHAJËS

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq me rastin e Ditës së Komunës së Rozhajës, e cila festohet më 30 Shtator – i dërgoi urime Kryetarit të Kom unës Rahman Husoviq, Kryetarit të Kuvendit, Allmir Avdiq, dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Rozhajës. “Me rastin e Ditës së Komunës më 30 Shtator, ju dërgoj urimet e mia të sinqerta të gjithë banorëve të Rozhajës me besimin se ndryshimet e iniciuara nga qytetarët do të mundësojnë progres të dukshëm të Rozhajës dhe të të gjitha bashkësive të tjera lokale, veçanërisht ato në veri të Malit të Zi. Rozhaja, me popullsinë e saj të vlefshme dhe komunitetin harmonik, diasporën e saj besnike dhe potencialet e shumta natyrore, meriton vëmendjen e plotë dhe mbështetjen e organeve shtetërore që duhet të krijojnë parakushte për një mjedis të favorshëm investimi, dhe kështu të përshpejtojë progresin ekonomik,” thuhet në mesazhin urues të Beçiq.

SHARE