BORË, TORNADO E CIKLONE PAS PËRVËLIMIT

Moti i cmendur që ka përfshirë evropën dhe botën, këto kohë, do të ishte klasifikuar si një event i jashtëzakonshëm disa vite më parë. Por tani, duket se ky do të jetë normaliteti i ri. Mbyllja klasike e verës, një fenomen normal që shënon edhe fundin e të nxehtit, është amplifikuar. Ajo që quhet normalitet, pra vlerat mesatare, ka ndryshuar shumë në vitet e fundit.

Mesatarja e 30 viteve të fundit, 1991-2020, nuk është më e ngjashme me atë 30 viteve pararendëse. Me rritjen e temperaturave, të gjithë fenomenet e ndërlidhura rezultojnë të intensifikuara; temperatura më e lartë do të thotë më shumë energji në lojë. Vec të tjerash, ajri më i nxehtë mund të përmbajë më shumë lagështi, që kur kondensohet prodhon reshje më intensive.

Por, për të njëjtin motiv, rritja e temperaturave ka edhe një efekt tjetër; uji në tokë avullon më shumë dhe kemi si rezultat më shumë thatësira. Reshje intensive dhe thatësira janë dy anët e të njëjtës medalje. Kështu, në vetëm pak ditë, mund të kalohet nga i nxehtë rekord në borë. E kjo varet shumë edhe nga mesdheu që po bëhet një det me temperatura tropikale.

Nxehja që ka nisur prek të gjithë sistemet; nga sipërfaqja e detit, me më shumë energji dhe avullim më të madh, deri tek temperatura e ajrit. Kur ndodh ardhja e masave më të ftohta të ajrit, kontrastet janë të thella. Është parë për shembull edhe një breshër rekord në fund të korrikut, në itali apo francë.

Ndërsa në këto ditë të fundit, ka trazira më të gjera e më dinamike. Por cfarë duhet të presim në shtator. Do të kthehet vera apo duhet të ndryshojmë garderobën…? Brenda 48 deri në 72 orë, parashikimet e motit janë bërë shumë të sakta. Por përtej tre ditëve, paqartësitë rriten dhe parashikimet e humbin besueshmërinë. Sidoqoftë, vitet e fundit,

temperaturat e shtatorit kanë qenë ndjeshëm mbi mesataren e periudhës. Dhe me shumë gjasë, sipas ekspertëve, edhe këtë vit shtatori do të ecë në të njëjtin drejtim.

SHARE