Foto: Shutterstock
Ministria e Financave e Malit të Zi deklaron se vendimi për uljen e akcizës ka zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve.
Sipas saj, pa këtë masë, çmimi i naftës do të arrinte rreth 1.95 euro për litër, në vend të 1.79 euro, ose rreth 16 centë më shumë.
Nga ana tjetër, Shoqata e Kompanive të Naftës vlerëson se Qeveria nuk ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, pasi riktheu akcizën e plotë për benzinën dhe uli lehtësimin për naftën nga 30 në 20 për qind, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të çmimeve.
Qytetarët shprehen se rritja e çmimit të karburanteve sjell automatikisht shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve të tjera, ndërsa kur karburanti lirohet, çmimet e mallrave nuk bien.
Që nga fundi i shkurtit, benzina është shtrenjtuar nga 1.40 në 1.77 euro për litër, ndërsa nafta nga 1.34 në 1.79 euro.
Analistët propozojnë uljen e akcizës për naftën me 50 për qind ose reduktimin e TVSH-së, si masa për stabilizimin e çmimeve.










