VERA NË MALËSI 2022, AKTIVITETET GJATË MUAJIT GUSHT

Vera në Malësi 2022, do të vazhdoj edhe gjatë muajit gusht me aktivitete të ndryshme. Me datën 02.08 me fillim në ora 20:30 do të mbahet takimi tradicional letrat “Shihemi te Kroni i Traboinit”. Me datën 09.08 do të mbahet aktiviteti “Kërcimet nga ura” – Tërgajë, duke filluar nga ora 18:00. Me datën 13.08, me fillim në ora 21:00, tek Kulla e Vuksanlekajve, do të zhvillohet aktiviteti “Vëllazërisht me diasporën”. Ndërsa me datën 24.08, në oborrin e QKI “Malësia “ Tuz, do të mbahet “Panairi i Librit”. 

SHARE