SOT U BË HAPJA E NJËSISË RAJONALE E SHKOLLËS FILLORE “XHAFER NIKOÇEVIQ” – GUCI

Në fshatin Vishnjevë të Komunës së Gucisë sot është hapur njësia rajonale e shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq”. Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se është gjithmonë bukur të jesh pjesë e një historie që është në të mirë të fëmijës.  Gjeka tha se fëmijët janë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë më e madhe dhe se ata nesër do jenë, ata që jemi ne sot. Në fjalën e tij ministri ritheksoi se në shkollë, pas familjes, fëmijët mësojnë për të drejtat dhe detyrimet, respektimin e të drejtave të të tjerëve, tolerancën, pasurinë e kulturave dhe popujve mes të cilëve jetojnë.  Gjeka shfrytëzoi rastin të falënderojë të gjithë, veçanërisht ish-nxënësit e shkollës nga diaspora, të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës që nga sot ky institucion arsimor është pjesë e komunitetit të Gucisë dhe brezave të tij të ardhshëm. Ministri uroi vendasit për shkollën e re dhe i uroi punë të suksesshme drejtorit të sapozgjedhur Luan Kukaj dhe nxënësve. Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve iu drejtuan Kolë Camaj, në emër të shoqatës së diasporës dhe Safet Kallaç, në emër të Ministrisë së Arsimit. 

SHARE