KUVENDI MIRATOI PROTOKOLLET PËR ANËTARËSIMIN E SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO

Parlamenti i Malit të Zi miratoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Propozimet e ligjit për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për pranimin e Suedisë dhe Finlandës u miratuan me 57 vota të deputetëve. Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, vlerësoi se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një përfitim i madh për sigurinë e përgjithshme, por edhe për rajonin tonë. 

SHARE