ISHP: NË MAL TË ZI, 1.096 RASTE AKTIVE

Brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 146 raste të reja pozitive të infeksionit – 140 në mesin e qytetarëve të Malit të Zi dhe gjashtë në mesin e turistëve që qëndrojnë në Mal të Zi. Gjatë ditës së djeshme, në Institut janë raportuar 2 vdekje. 1 person nga Herceg Novi, ndërsa tjetri nga Plevla, kështu që numri i viktmave në Mal të Zi u rrit dhe është 1,629. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 24 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 1,096.

SHARE