KOMUNA E TUZIT NDANË MJETE FINANCIARE PËR KLUBET SPORTIVE NË MALËSI

Sot në ambiente e ndërtesës së Komunës së Tuzit, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Marina Ujkaj, në bazë të konkursit publik, ka bërë lidhjen e kontratave me klubet sportive të Malësisë për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.

Në bazë të konkursit publik dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, për vitin 2020 nga buxheti i Komunës së Tuzit u bë ndarja e mjeteve financiare për klubet sportive në Malësi:

1. Taekwondo klub ,,Besa” 8.500,00 €

2. Klubi futbollistik ,,Malësia 2010” 5.000,00 €

3. Taekwondo klub ,,Alba” 2.800,00 €

4. Klubi futbollistik ,,Tuzi” 1.700,00 €

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e klubeve sportive, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj si dhe nënkryetari Ivan Ivanaj.  

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Gjeloshaj premtoi përkrahje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi ndërsa klubeve fituese ju uroj suksese në aktivitetet e tyre në vazhdim.

SHARE