PROJEKTLIGJI PËR QEVERINË I ËSHTË DORËZUAR KOMISIONIT EVROPIAN PËR VLERËSIM

Qeveria e Malit të Zi ia dërgoi Komisionit Evropian për vlerësim projektligjin për Qeverinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez.

“Autoritetet malazeze vërtet e kanë dërguar projektligjin për Qeverinë në Komisionin Evropian për vlerësim. Vlerësimi i projektligjit është ende në vazhdim, dhe Komisioni Evropian do t’ua përcjellë komentet e tij autoriteteve sapo të përfundojë vlerësimi,” tha Pisonero Hernandez.

Në fund të vitit të kaluar, Këshilli i Reformës në Administratën Publike miratoi një konkluzion me të cilin obligohet Ministria e Administratës Publike që të paraqesë projektligjin për Qeverinë në Komisionin Evropian për opinion.

Më pas u diskutuan draftet e Ligjit për Qeverinë dhe Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion.

Projektligji për Qeverinë rregullon përbërjen, mandatin, organizimin, mënyrën e punës, vendimmarrjen, marrëdhëniet me organet e tjera shtetërore dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e saj.

Po ashtu, pas formimit të Qeverisë së 43-të, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion u kthye nga procedura parlamentare, pas së cilës u përsërit cikli i konsultimeve.

SHARE