MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE PREZANTON MODELIN CAF PËR MENAXHIMIN E CILËSISË

Në margjinat e konferencës së Dialogut Rregullator ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Ministrisë së Administratës Publike Marash Dukaj dhe drejtoresha e ReSPA-së, Maja Handjinska Trendafilova  nënshkruan dokumentin që synon zbatimin e detyrës së projektit – Zbatimi i Kornizës së Përbashkët (CAF) në Ministrinë e Administratës Publike.

Gjatë takimit u theksua se qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë optimizimin e procedurave të brendshme dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët përmes hartës së procesit.

Në këtë drejtim, siç thuhet në njoftimin e MAP, duke standardizuar proceset e punës në të gjithë administratën publike, “do të vazhdojmë të përmirësojmë dhe zhvillojmë shërbimet elektronike për nevojat kyçe të përdoruesve fundorë”, duke kontribuar në thjeshtimin e procedurave administrative.

“Projekti do të zbatohet nga qershori deri në dhjetor 2023. U mundëson të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Administratës Publike që përmes aplikimit të CAF-së të zbatojnë menaxhimin e cilësisë në mënyrë që të dizajnohen aktivitetet e ardhshme në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e departamentin të ministrit Dukaj.

SHARE