GJELOSHAJ, MILLATOVIQ, ABAZOVIQ, GJUROVIQ MESAZHE URIMI PËR KURBAN BAJRAMIN

Zyrtarët e lartë kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

„Festa e Kurban Bajramit është rast që të përkujtojmë gatishmërinë në sakrificë për të mirën e njeriut, shoqërisë dhe bashkësisë. Suksesi vjen pas perpjekjeve dhe gatishmërisë që të sakrifikojmë në këtë rrugë. Me dëshirë që në këto ditë feste të forcojmë lidhjet tona fqinjësore dhe miqësore, ju uroj të gjithë qytetarëve të konfesionit islam gëzuar Kurban Bjramin!,“ thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. 

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar të gjithë pjesëtarët e besimit islam në Mal të Zi festën e Kurban Bajramit, duke uruar që këtë festë të madhe ta kalojnë në shëndet dhe lumturi, të rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Në urimin e tij, Millatoviq ka thënë se mesazhi i Bajramit është gjithmonë mesazh paqeje dhe tolerance dhe se si i tillë është i rëndësishëm për shoqërinë malazeze në tërësi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islamë për festën e Kurban Bajramit. 

Në Twitter, Abazoviq ka uruar që paqja, dashuria dhe drejtësia të mbretërojnë mes të gjithë njerëzve.

“Le të gëzohemi gjithmonë së bashku dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin për të bërë gjëra të mira”, shtoi Abazoviq. 

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i ka dërguar një mesazh urimi kreut të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame.

“Ditët e shenjta të ardhshme janë një mundësi për t’i kujtuar vetes vlerat e përjetshme që përfaqësojnë thelbin e besimit islam, domethënë dashurinë, dhembshurinë, moderimin, respektin dhe filantropinë. Ato vlera na kanë ruajtur gjatë historisë dhe kanë qenë themeli i një Mali të Zi multikonfesional, multietnik dhe multikulturor dhe do të jenë udhërrëfyesi dhe frymëzimi ynë në kohën e ardhshme”, thuhet në urimin e kryetares Gjuroviq.

SHARE