BESIMTARËT NËPËR BOTË FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin, festa e sakrifikimit që nis në ditën e tretë të Haxhit. Kjo festë e rëndësishme e fesë islame zgjat katër ditë. Shumë muslimanë në mbarë botën therin Kurbanin, një ritual që të kujton sakrificën e Ibrahimit i cili ishte gati të sakrifikonte djalin e tij me urdhër të Zotit. Pelegrinazhi në Mekë është një nga “pesë shtyllat e fesë islame” dhe konsiderohet si një detyrim qendror i kësaj feje. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë në Malësi iu drejtuan Xhamisë, ndërsa sonte në TV Boin mund te ndiqni faljen e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Tuzit. 

SHARE