ABAZOVIQ VIZITË ZYRTARE NË SERBI

Qeveria e Malit të Zi është e gatshme të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Beogradin zyrtar, sepse këto janë dy vende të afërta, të cilat historikisht janë të afërta, tha kryeministri Dritan Abazoviq pas takimit me kryeministren serbe Ana Brnabiq në Beograd. Në takimin e sotëm, siç tha ai, më së shumti është folur për ekonominë dhe është rënë dakord që të vendosen transaksione pagesash direkte ndërmjet dy vendeve. Abazoviq  tha se të dy vendet duhet të “kthejnë një fletë të re” në marrëdhëniet dhe se ato duhet të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm. “Ju te ne mund të gjeni një mik të madh”, shtoi ai.

SHARE