VDES NJË PACIENT NGA TIVARI, 26 TË INFEKTUAR RISHTAS

Në 24 orët e fundit, 26 raste të tjera të koronavirusit u regjistruan në Malin e Zi, nga 1,235 të testuar dhe u raportua vdekja e një pacienti nga Tivari (69), lidhur me infeksionin Covid-19, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 24 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 aktualisht në Mal të Zi është 280.

SHARE