RADULLOVIQ: MË SË SHUMTI PARREGULLSI NË BREGDET, PESË OBJEKTE KANË PUNUAR JASHTË LIGJIT

Gjatë periudhës paraprake, shumica e shkeljeve të ligjit për tregtinë e brendshme, përkatësisht puna të dielave dhe festave publike, janë regjistruar në bregdet, tha kryeinspektorja e tregut, Marina Radulloviq.

Ajo për Programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi tha se gjatë festës kombëtare pesë objekte kanë punuar jashtë ligjit dhe se janë regjistruar 17 parregullsi dhe janë lëshuar 30 urdhëra për kundërvajtje në vlerë prej mbi 11 mijë euro.

Gjatë festave të 1 Majit ka pasur pak më shumë parregullsi – 49, dhe janë lëshuar 80 urdhëra kundërvajtës në vlerë mbi 25 mijë euro. Në atë periudhë, siç tha Radulloviq, janë mbyllur 18 objekte.

“Të gjithë shpresojmë që nga viti në vit të kemi më pak parregullsi dhe që situata të jetë më e rregullt, por nuk është kështu, kur ka festa kontrollet janë më të shpeshta në të gjitha komunat”, theksoi inspektorja.

Ajo apeloi që të ketë kujdese kur është në pyetje ligji dhe theksoi se inspektorët janë në terren dhe se çdo parregullsi nuk do të kalojë pa u vënë re.

“Qytetarët shpesh raportojnë se disa objekte janë duke punuar, gjë që na ndihmon me sanksionimin”, shtoi Radulloviq.

SHARE