SIGUROHET MBËSHTETJE PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE RE NË INSTITUCIONET EDUKATIVO ARSIMOR

“Nëse prindërit nuk kanë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në mënyrë elektronike, ata mund të kontaktojnë institucionin arsimor, i cili do të ofrojë ndihmë në regjistrim.

Gjithashtu, mbështetje teknike do të ofrohet nga Këshilli i Romëve, si dhe OJQ-ja te Rinjve Romë dhe ecni me ne”, thuhet në deklaratë.

Drejtori gjeneral për arsimin e pakicave, Marash Dukaj, ka thënë se, Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me partnerët, tradicionalisht promovon regjistrimin e fëmijëve në popullsinë e RE në sistemin arsimor.

“Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, këtë vit aktiviteti po realizohet në kushte të ndryshme por me të njëjtin qëllim – t’ju tregojmë, të dashur fëmijë, se arsimi është mënyra më e sigurt për një jetë dhe pozitë më të mirë në shoqëri “, tha Dukaj dhe u bëri thirrje anëtarëve të popullatës rome që të përdorin mbështetjen e dhënë nga sistemi arsimor i Malit të Zi.

SHARE