BASHKËPUNIM I DOMOSDOSHËM I FORCAVE POLITIKE ME ORIENTIM QYTETARË

Bashkëpunimi i të gjitha forcave politike të orientimit qytetarë për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Mali i Zi , është jetik për progresin e mëtejmë të shtetit, është vlerësuar në takimin e kryeministrit Dushko Markoviq me përfaqësuesit e Lëvizjes URA.

Markoviq, siç është kumtuar nga Qeveria, i ka njoftuar bashkëbiseduesit me synimet që në procesin zgjedhor të shkohet pas një dialogu shoqëror dhe cenzusit të mundshëm gjë që e synon kjo qeveri.

Markoviq dhe përfaqësuesit e URA-s në krye me kryetarin e kësaj lëvizjeje qytetare Dritan Abazoviq janë pajtuar se me qëllim të progresit të mëtejme të Malit të Zi është jetikë bashkëpunimi i të gjitha forcave politike me orientim qytetarë për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të iniciativës Aleanca për Evropën , janë pajtuar se Mali i Zi ka dalë me sukses nga lufta kundër korona virusit.

Përfaqësuesit e URA kanë kumtuar se janë të gatshëm të propozojnë edhe disa zgjidhje kadrovike të cilat kanë të bëjnë me institucionet malazeze dhe se për rezultatet e iniciativës “Aleanca për Evropën” do të përcaktohen pas propozimeve të cilat do të arrijnë nga qeveria.

SHARE