Është rritur në 5 numri i viktimave si pasojë e tornadove në Oklahoma dhe Iowa të SHBA-së.
Në deklaratën nga Shërbimet Shëndetësore të Urgjencës së Hughes County thuhet se si pasojë e tornadove në Oklahoma kanë humbur jetën 4 persona, përfshirë një fëmijë, ndërsa në Iowa ka humbur jetën një person.
Numri i personave që kanë humbur jetën në Iowa dhe Oklahoma u rrit në 5. Rreth 100 persona të plagosur ndodhen në spitalet në Oklahoma ku kanë nisur punimet e pastrimit pas dëmeve të shkaktuara.
Më tej bëhet e ditur se rreth 30 persona janë plagosur në qytezën Sulphur i cili ka një popullsi prej rreth 5 mijë banorësh në jug të Oklahoma City ku efekti i tornadove është ndjerë ndjeshëm.
Dy persona humbën jetën për shkak të tornadove që ndodhën në Oklahoma dhe të cilët goditën qytezën Holdenville në jug
– Shtëpi dhe biznese u dëmtuan
Guvernatori i Oklahomas, Kevin Stitt në një fjalim gjatë vizitës së tij në qytet vuri në dukje përmasat e shkatërrimit dhe tha se “Të gjitha bizneset në qendër të qytetit duken sikur janë shembur”.
Kelly Trussell, një nga banoret e qytezës Sulphur tërhoqi vëmendjen se ndikimet e tornadove ishin të mëdha. “Si do t’i rindërtojmë sërish? Ky është një shkatërrim i plotë”, tha ajo.
Tornadot kanë qenë efektive edhe në qytetin Omaha në rajonin Nebraska, duke dëmtuar shtëpitë dhe bizneset në rajon.
– Presidenti amerikan Biden bisedon me guvernatorin e Oklahomas
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan se presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me guvernatorin e Oklahomas, Valisi Stitt dhe i ka përcjellë atij mbështetjen e qeverisë federale.
Ndërkohë vazhdojnë vlerësimet zyrtare për të përcaktuar dëmet e shkaktuara nga tornadot.
Guvernatori i Oklahomas, Stitt dje shpalli “situatë emergjente” në 12 zona në rajon për shkak të kushteve të këqija të motit.