Poetja e re Amina Nikaj

Amina Nikaj u lind në vitin 2001.

Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoj në Tuz.

Është studente pranë Universitetit të Malit të Zi, fakulteti i mësuesisë në Podgoricë.

Ka botuar librin me poezi “Dituria është Dritë”, ku e përballoj botën e fëmijërisë me aq guxim, duke ruajtir traditën poetike, por dhe duke bërë përpjekje për të krijuar një zë unik.

Dashurija dhe jeta e bëjnë Aminën që të vazhdojë të shkruaj dhe ajo vjen me librin e dytë me poezi të titulluar “Pasqyra e shpirtit”.

Ajo u prezantua në emisionin “Të rinjtë në Fokus”për të ndarë me shikuësit ndjesinë e hedhur në poezi në librin e saj të dytë.Është bukur të shkruash, është veçantë sepse nuk mbanë gjë për brenda dhe të gjitha i nxjerrë në disa vargje, në disa strofa, në një poezi. Prandaj dua që poezitë e mia të shpalosin atë që unë ndjejë. Kam shkruar edhe shumë poezi të tjera që flasin edhe për ndjenjat e të tjerëve thot mes tjerash Nikaj. Poezit e Aminës prekin tematika shoqërore shumë të mprehta, ku ajo flet me gjuhën e sajë, me fjalë zemre, ku nëpërmjet poezive,  jep mendime dhe mesazhe që akoma ka shpresë për gjëra të bukura.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE