GJELOSHAJ ËSHTË RIZGJEDHUR KRYETAR I KOMUNËS SË TUZIT

Kryetari i deritanishëm i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, sot u rizgjodh si njeriu i parë i komunës për 4 vitet e ardhshme.

Që Gjeloshaj të jetë në krye të komunës së Tuzit votuan 20 keshilltarë, 18 nga rradhët e Forumit Shqiptar, Shtjefën Camaj nga Demokratët dhe Adnan Pepiq nga Partia Boshnjake ndërsa këshilltarët e koalicionit „Rrugës së drejtë“ nuk votuan.

Gjeloshaj gjatë fjalimit të tij falenderoi të gjithë ata që i’a besuan drejtimin e komunës.

Ai foli mbi arritjet në 4 vjeçarin e parë dhe planet e shumta zhvillimore me stafin administrues ndonëse pozita të tjera nuk janë ndarë ende por njoftoi se me besimin e treguar pjesë e pushtetit do të jenë edhe Demokratët dhe këshilltari i Partisë Boshnjake, Adnan Pepiq.

Gjatë seancës së sotme u zgjodh edhe Këshilli për zgjedhje dhe emërime, ku kryetar është zgjedhur: Gjergj Camaj, ndërsa anëtarë: Admir Nikaj, Nikollë Camaj, Mevlludin Dizdareviq dhe Samir Axhoviq.

Kryetari i kuvendit gjithashtu njoftoi dorëheqjen e Elez Nikoviq ku në vend të tij do të jetë këshilltari Mirza Pepiq.

Gjithashtu Kajoshaj njoftoi kuvendin edhe mbi dorëheqjen e zv.anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor – Tuz, Anton Gojçaj.

SHARE