QENDRA RAJONALE PËR SIGURINË KIBERNETIKE DO TË JETË NË MAL TË ZI

Mali i Zi është një vend ideal për Qendrën Rajonale për luftimin e Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.Abazoviq dhe rektori i Universitetit të Malit të Zi , Vlladimir Bozhoviq, nënshkruan një letër qëllimi në të cilën shprehnin gatishmërinë dhe dëshirën drejtuar qeverisë franceze që kjo qendër të jetë në Mal të Zi.Letra e qëllimit i është dorëzuar ambasadorit të Francës në Mal të Zi, Kristian Timonje, në një takim të përbashkët të mbajtur sot në Rektoratin e Universitetit të Malit të Zi. Siç është bërë e ditur nga kabineti i Abazoviqit dhe UMZ-së, qendra do të jetë rezultat i projektit Kiberballkanik të Qendrës Franceze për Ekspertizë të Sigurisë në Evropën Juglindore, i iniciuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme. Abazoviq tha se konkurrenca është e madhe, se do të aplikojnë edhe vende të tjera, por se beson se Mali i Zi është vend ideal për këtë qendër. Timonje tha se letra e sotme e synimit i jep një vrull të ri projektit të sigurisë kibernetike të promovuar nga qeveria franceze, i cili do të bazohet kryesisht në transferimin e njohurive.

SHARE