Nga sulmet ruse në Mariupol, shkatërrohet muzeu i kompjuterëve në Ukrainë

Nga sulmet ruse në Ukrainë është shkatërruar një prej muzeve më të mëdha të kompjuterëve, që është në pronësi të një biznesmeni.

Fjala është për muzeun Club 8-bit, që u shkatërrua gjatë sulmeve në Mariupol. Këtë e ka konfirmuar pronari i muzeut Dmitri Cherepanov, transmeton Telegrafi.

“Bëhet fjalë për sistemin kompjuterik në Mariupol, që më nuk ekziston. Gjithçka që ka mbetur nga ky koleksion që e kam mbledhur për 15 vite janë fragmente nga kujtimet”, ka shkruar në Facebook Cherpanov.

Atij i është dashur shumë punë e vite që të mbledhë dhe restauroj shumë kompjuterë që kanë qenë të ekspozuar në muzeun Club 8-bit.

Ajo çfarë është e veçantë për këtë muze, është fakti se ka dokumentuar historinë e përbashkët të dy popujve – pra të rusëve dhe ukrainasve.

Për fat të mirë vetë pronari i muzeut i ka mbijetuar sulmeve ruse – por jo sikur shumë banorë të Mariupolit që kanë humbur më të dashurit e tyre. /Telegrafi/

SHARE