SHËNOHET VIKTIMA E DYTË NË MAL TË ZI

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi vdiq një person tjetër pozitiv me Covid19.  Ndihmësdrejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Nemanja Radojeviq tha që personi ishte 79 vjeç dhe kishte një gjendje të rëndë, kronike të zemrës me një kardiak të integruar. Radojeviq thotë se gjëndja e pacientit u përkeqësua gjatë qëndrimit të tij Qendrën Klinike të Malit të Zi. Aktualisht, 85 persona rezultojnë të infektuar me koronavirus në Mal të Zi. 

SHARE