ASNJË RAST POZITIV QË NGA MËNGJESI I DITËS SË SOTME

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, që në orën 8 të mëngjesit të ditës së sotme, janë analizuar 26 mostra, nga të cilat nuk ka pasur raste pozitive.

Në Mal të Zi, deri tani janë regjistruar gjithsej 85 persona të infektuar me koronavirus.

“Ka 6.278 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare,” theksuan nga Instituti.


 

SHARE