Rreth 600,000 euro do të ndahen për të financuar fushatën presidenciale nga buxheti i shtetit të MZ, është kumtuar nga Shërbimi i marrëdhënieve me Publikun të Ministrisë së Financave.
Të gjithë kandidatët, të cilët hynë në garën presidenciale, aktualisht u janë garantuar nga 17,000 euro nga buxheti i shtetit.
“Me Ligjin për buxhetin për vitin 2018 mjetet për financimin e një pjese të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi, janë planifikuar në shumën prej 594,999 euro, në përputhje me nenin 20 të Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore”, kumtuan nga Ministria e Financave.
Në zgjdhjet presidenciale të 15 prillit në Mal të Zi, kandidojnë shtatë kandidate: Millo Gjukanoviq, Mlladen Bojaniq, Draginja Vuksanoviq, Vasilije Milliçkoviq, Marko Millaçiq, Dobrilo Dedeiq dhe Hazbija Kallaç. Këto zgjedhje do të jenë të shtata me radhë që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi.
Presidenti i Malit të Zi zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, me mandat pesëvjeçar. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale gjatë sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, që nga viti 1990. President i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujaniviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre mandate radhazi.