Sot u mbajt seanca e IV e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit,në të cilën u bë themelimi i klubeve të këshilltarëve dhe emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues dhe forumeve të Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.
Kryetarë të Klubeve të këshilltarëve u emëruan nga Alternativa Shqiptare Nik Gjeloshaj, nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Enis Gjokaj, nga Partia Demokratike e Socialistëve, Halil Dukoviq, nga Partia Boshnjake, Hidajet Kallaç, nga Social Demokratet, Semir Axhoviq dhe nga Demokratët, Shtjefën Camaj.