ZËVENDËSKRYEMINISTRI GJELOSHAJ MORI PJESË NË KONGRESIN BOTËROR TË TELEFONISË SË LËVIZSHME (MWC)

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, prezantoi aktivitetet që Qeveria e Malit të Zi realizon për të mbështetur sektorin e telekomunikacionit dhe vuri në dukje se Mali i Zi është një vend me një sektor shumë të zhvilluar të telekomunikacionit që inkurajon risi në të gjitha fushat e veprimtarisë.

Delegacioni i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i njohu bashkëbiseduesit me aktivitetet që Qeveria e Malit të Zi i zbaton në vazhdimësi për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e tregut të telekomunikacionit dhe miratimin e rregulloreve të reja në përputhje me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, u theksua se Ministria e Zhvillimit Ekonomik aktualisht është duke punuar në miratimin e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike, i cili do të marrë parasysh të gjitha sugjerimet konstruktive të partnerëve të interesuar për të përmirësuar mjedisin e biznesit në këtë sektor.

Delegacioni i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik theksoi se komunikimet elektronike janë pjesë përbërëse e të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe një nga faktorët bazë jo vetëm ekonomik, por edhe të zhvillimit social të Malit të Zi, ndërsa strategjitë për të zgjidhur fushat kryesore, si përhapja e sinjaleve 5G, inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i ekonomive digjitale janë sfidat me të cilat përballemi globalisht.

Gjithashtu, delegacioni i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik theksoi se Mali i Zi është partner kredibil në fushën e telekomunikacionit dhe përmes anëtarësimit në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

SHARE