NËNSHKRUHET MARRËVESHJA ME SINDIKATËN E SHËNDETËSISË

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Vojisllav Shimun, nënshkroi me përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë Marrëveshjen për rritjen e pagave stimuluese prej 10% për personelin mjekësor të nivelit të mesëm, i cili nuk kishte mundësi për një lloj pagash shtesë në bazë suplementare ose punë jashtë orarit dhe për këtë arsye kishte të ardhurat më të ulëta.

Marrëveshja është nënshkruar në bazë të negociatave për përmirësimin e gjendjes materiale të infermierëve dhe teknikëve me koeficientët 6.05, si dhe 6.58 dhe 6.95 të përcaktuara nga kontrata kolektive e Degës për kujdesin shëndetësor.

Personelit mjekësor të nivelit të mesëm nga kjo kategori do t’i rritet paga bazë me 10% si pjesë e ndryshueshme, pra stimulim, nëse nuk kanë tashmë rritje për atë muaj në bazë të punës jashtë orarit ose punës shtesë, nuk janë me pushime ose pushim mjekësor.

Rritjet e pagave për këtë kategori punonjësish mjekësorë do të aplikohen për pagat e llogaritura nga 29 shkurti 2024.

SHARE