MARKOVIQ MORI ZYRTARISHT DETYRËN: NA PRESIN SHUMË PUNË

Në objektin e Prokurorisë Supreme të Shtetit është bërë dorëzimi i detyrës në mes të Prokurorit Suprem të Shtetit Millorad Markoviq dhe ish ushtrueses së detyrës së Prokurores Supreme të Shtetit, Tatjana Begoviq.

Me këtë rast Markoviq zyrtarisht ka marrë detyrën si Prokuror i Ri Suprem i Shtetit.

“Në periudhën e ardhshme na pret një punë e madhe, përkushtim dhe vendosje e rregullave dhe procedurave të përcaktuara qartë në të gjitha nivelet. Jemi në pritje të reformave që do të kontribuojnë që Prokuroria e Shtetit të njihet për zbatimin konsekuent të rregulloreve ligjore dhe si garantues i sigurisë së të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, tha Markoviq pas marrjes së detyrës.

Të rikujtojmë se Markoviq u zgjodh Prokuror Suprem i Shtetit në seancën e Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur më 27 janar me votat e 61 deputetëve.

SHARE