DERI SOT JANË REGJISTRUAR 452 RASTE ME KOLLË TË MIRË, TË PREKUR JANË 14 FOSHNJA

A doctor giving a child an injection

Që nga nëntori i vitit të kaluar, në Mal të Zi janë regjistruar 452 raste të kollës së mirë.

Siç deklaruan ata, në 372 pacientë sëmundja është konfirmuar me mjete laboratorike (PCR ose analiza serologjike), ndërsa te 80 persona është raportuar në bazë të shfaqjes së simptomave karakteristike të sëmundjes pas kontaktit të ngushtë me një të sëmurë.

Numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë (322) dhe Danillovgrad (30), pastaj në Berane (18), Tivar (17), Budva (11), Cetinë (10), Herceg Novi (7), Kotor (6), Nikshiq (6), Tivat (6), Bijello Pole (5), Zetë (5), Mojkovc (3), Andrijevicë (2) dhe nga (1) rast në Ulqin, Petnicë dhe Plevle.

ISHP u bëri thirrje prindërve që t’i sjellin fëmijët për vaksinim në përputhje me orarin e rregullt të imunizimit, dhe ata që e kanë shtyrë vaksinimin deri më tani, të kompensojnë sa më shpejt dozat e humbura dhe t’i mbrojnë fëmijët nga sëmundjet e rrezikshme, veçanërisht ato që janë tashmë të pranishme në Mal të Zi, siç është kolla e mirë, apo ato që janë më afër nesh si fruthi.

SHARE