TË VAZHDOHET MBËSHTETJA E ORGANEVE GJYQËSORE

Mbështetja për forcimin e kapacitetit të organeve kryesore gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit duhet të vazhdojë, theksuan Ministri i Drejtësisë, i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Vlladimir Leposaviq dhe Ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Judy R. Reinke. Tema e takimit të punës ishte forcimi i sundimit të ligjit në të gjitha aspektet e tij kryesore, përfshirë zbatimin efikas dhe të qëndrueshëm të ligjit. “Bashkëbiseduesit konkluduan bashkërisht se mbështetja e vlefshme për forcimin e kapacitetit të organeve kryesore gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit duhet të vazhdojë, duke pasur parasysh se ajo do të kontribuojë ndjeshëm në aktivitetet e ardhshme që ministria planifikon të kryejë në të ardhmen,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

SHARE