Ja si të gatuani një supë fantastike me mishin e gjelit të detit
Përbërësit
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpi hudhra
- ½ lugë gjelle trumzë e tharë
- 200 gram kërpudha
- 250 gram mish gjel deti ( në copa të vogla)
- 1 qepë e prerë në rrathë
- 3 karrota
- 2 dege selino
- 6 filxhane leng mishi
- 1 lugë gjelle miell
- 1 degë rozmarinë
- 1 tufë majdanoz.
- 1 filxhan me oriz
- 2 filxhanë qumësht
- Kripë, piper të zi.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat, qepën, karotën, selinonë dhe trumzën.
- I përzieni mirë dhe i lini në zjarr për 3-4 minuta. I shtoni edhe miellin.
- Pas 1 minute shtoni lëngun e mishit dhe e lini supën të ziejë.
- Sapo të marrë valë i shtoni orizin.
- Pas 5 minutash i shtoni mishin e gjelit të detit dhe qumështin. Pas 5 minutave shtoni kripë, piper dhe rozmarinën e grimcuar.
- E lini supën në zjarr të ngadaltë për 20 minutat e ardhshme.
- Në fund shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër.
- Ju befte mirë!