Foto: Ilustrim
Mali i Zi renditet ndër vendet evropiane me çmime relativisht të ulëta të benzinës, me 1.74 euro për litër të benzinës 95 oktan, sipas të dhënave të paraqitura në hartën evropiane të çmimeve më 23 shtator.
Çmimi në Mal të Zi është i njëjtë me atë në Kroaci, ndërsa benzina kushton 1.78 euro në Serbi, 1.70 euro në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 2.15 euro në Shqipëri.
Në Francë çmimi arrin në 2.17 euro, ndërsa në Spanjë 1.93 euro për litër.
Në Evropë, çmimi më i lartë i paraqitur është në Norvegji, 2.76 euro, ndërsa më i ulëti në Rusi, 0.77 euro për litër.









