DUKAJ: ADMINISTRATA PUBLIKE DUHET TË JETË E HAPUR, PËR TË MIRATUAR LIGJIN PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACION

Administrata publike duhet të jetë e hapur, e pranishme dhe e përshtatur për nevojat e qytetarëve, tha ministri Marash Dukaj, duke shtuar se do të japë kontributin maksimal në miratimin e ligjit për qasje të lirë në informacion. Këtë Dukaj e tha në konferencën me titull “Rëndësia e respektimit të së drejtës për qasje të lirë në informacion për hapjen e administratës shtetërore”, organizuar nga CDT. Ai thotë se ministria nuk mund ta bëjë e vetme dhe se duhet të përfshihen të gjithë. Nëse nuk ka përmirësim, ligji nuk duhet të miratohet. Dukaj fton gjithë opinionin që të përfshihet, pasi siç thotë ai, kemi nevojë për propozime konkrete. “Administrata publike në çdo nivel duhet të jetë kështu. Unë nuk jam i kënaqur, sepse centralizimi është në çdo nivel, vetëqeverisjet lokale duhet të kenë autonomi më të madhe”, thotë Dukaj. Lidhur me sulmet kibernetike dhe në dritën e temës së aksesit në informacion, Dukaj thotë: “Mali i Zi nuk ishte gati për një sulm kibernetik. Ne jemi anëtare të NATO-s, nuk kemi mbrojtje 24/7, por çdo vend në rajon e ka atë. Kemi pasur një sulm të fortë ndaj gjithë strukturës shtetërore. Falë njerëzve tanë nga administrata publike, ne arritëm të mbrojmë dokumentet parësore, të cilat janë në interes të shtetit dhe qytetarëve.  Në këtë moment nuk mund të themi se cilat janë pasojat. Jemi duke punuar në vendosjen e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata, dhe së shpejti do të kemi një ekip që punon 24/7. Prioriteti është krijimi i një agjencie të sigurisë kibernetike, sepse do të ketë gjithnjë e më shumë sulme”, tha ai. Qytetarëve u janë premtuar prej vitesh shërbime funksionale digjitale, por puna ende kryhet kryesisht në sportele në procedurat rraskapitëse administrative. Dukaj tregon se vonesa e digjitalizimit i kushton shumë qytetarëve dhe ekonomisë. Zëvendësdrejtoresha ekzekutive e CDT-së, Bilana Papoviq, thotë se Ligjin e Qeverisë e presim gjatë. “Kjo ishte një nga lëvizjet e para në fillim të mandatit të qeverisë së re. Grupi i punës e bëri pjesën e parë të punës në hartimin e draftit në mënyrë mjaft efikase. Ai nuk u prit shumë mirë në seancën e Qeverisë, fokusi i diskutimit në vend të qasjes sistematike u vendos në numrin e departamenteve dhe organizimin që nuk u pëlqen anëtarëve të caktuar të Qeverisë”. Dukaj, nga ana tjetër, thotë se jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ligj për Qeverinë: “Do të mundohem që sa më shpejt të miratohet”.

SHARE