SPAJIQ: PAGA MINIMALE 450 EURO, RRITJA E PAGËS 17%

Paga minimale në Malin e Zi vitin e ardhshëm do të rritet në 450 euro, dhe mesatarja në 700 euro, ndërsa kontributet e sigurimeve shëndetësore do të shfuqizohen, njoftoi Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq. Në konferencën për shtyp, ai prezantoi masat e Planit të ri Marshall për qytetarët dhe ekonominë e quajtur Europe Now, i cili synon të sigurojë dinjitetin e punëtorëve dhe të tërheqë investimet përmes investimeve në kapitalin njerëzor dhe ndërtimin e përshpejtuar të infrastrukturës së nevojshme. “Rritja tjetër e të gjitha pagave në shtet është rreth 17 për qind.  Me këtë, ne mendojmë se do të arrijmë 700 euro të pagës mesatare neto deri në fund të vitit të ardhshëm,” tha Spajiq. Ai deklaroi se të gjitha këto masa do të jenë pjesë e propozimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, të cilin do t’ia paraqesë Kuvendit deri më 15 nëntor.

SHARE