PETKOVIQ U ZGJODH KRYETAR I KUVENDIT KOMUNAL NË TIVAT

Andrija Petkoviq, kryetar i Forumit Boka, u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal të Tivatit në seancën e sotme konstituive të Parlamentit lokal. Për zgjedhjen e tij votuan 17 këshilltarë: Forumi “Boka”, Lista “Njerëzit fitojnë”, Goran Bozhoviq “Sinqerisht dhe përgjegjës për një Tivat më të mirë” si dhe Partia Social Demokrate. 12 këshilltarë të PDS-së dhe SD-së ishin kundër, ndërsa 2 këshilltarë nga rradhët e “Nismës qytetare kroate” abstenuan.

SHARE