QYTETARËT TË MOS NDEZIN ZJARR NË AMBIENT TË HAPUR, DRONËT NË TEREN ÇDO DITË

Për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarri në hapësira të hapura, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë urdhrat e Shtabit Operativ dhe të shërbimeve vendore për mbrojtje dhe shpëtim dhe të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura.

Siç kanë theksuar në njoftimin e Drejtorisë, çdo shkelje do të sanksionohet në përputhje me ligjin.

“Ekipet e dronëve janë çdo ditë në terren për të kryer aktivitete parandaluese. Ministria e Punëve të Brendshme tha se avioni i Njësisë Ajrore-Helikopterike merr pjesë në fluturime stërvitore në zona potencialisht të kërcënuara, kryen zbulim dhe, nëse është e nevojshme, operon në kohë reale,“ thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar aktivitete për shuarjen e zjarrit në lokacionet në Dolani, Sjenicë dhe Tuz-Vuksanlekaj.

SHARE