CETINA ËSHTË QYTETI I PARË NË MAL TË ZI ME NJË KOPSHT FËMIJËSH FALAS

Deputetët e Kuvendit të Kryeqytetit miratuan sot ndryshimin e Vendimit për format e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, me të cilin, siç ishte paralajmëruar, u krijuan parakushtet që të gjithë fëmijët nga Cetina të kenë të drejtën për çerdhe falas.

Nga Zyra e Kryetarit të Kryeqytetit, vendimit i janë shtuar edhe dy pika të reja, të cilat i referohen kompensimit financiar për shpenzimet e shërbimit parashkollor dhe rimbursimin e një pjese të kostove të fekondimit të asistuar mjekësor.

“Me miratimin e ndryshimit të Vendimit, pra pikës së re për rimbursimin e kostove të shërbimeve të institucioneve parashkollore, janë krijuar të gjitha parakushtet për zbatimin e programit të shpallur “Kopshti për të gjithë”, qëllimi i të cilit është që të gjithë fëmijët nga Cetina të kenë të drejtën në çerdhe falas”, thuhet në njoftim.

SHARE