ARRIJNË 86 RESPIRATOR DHE PAJISJE TJERA MBROJTËSE

Në Mal të Zi ka arritur kontigjenti i katërt i pajisjeve medicinale , i cili përmban 86 respirator dhe mbi 235 mijë copë të paisjeve mbrojtëse personale për nevojat e sistemit shëndetësor.

Ky donacion është pjesë e projektit të Bashkimit Evropianë për mbështetje urgjente në luftën e Malit të Zi kundër Covid 19, me vlerë të përgjithshme prej 3 milion euro dhe të cilën e realizon zyra e UNDP në Mal të ZI.

Prej fillimit të projektit në muajin prill e deri sot , në Mal të Zi kanë ardhur gjithësejt 100 respirator spitalor, 10 aparate bashkëkohore të rengenit dhe mbi 400 mijë pajisje mbrojtëse personale , përfshirë këtu maska kirurgjike, doreza , kostume mbrojtëse , syze e të ngjashme.

Me rastin e dorëzim pranimit të pajisjeve , shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi ambasadori Aivo Orav ka theksuar se ky donacion arrin në kohën e duhur , kur Mali i Zi po ballafaqohet me valën e dytë të epidemisë të korona virusit.

Nënkryetari i Qeverisë Millutin Simoviq me këtë rast ka theksuar se Mali i Zi , si edhe shumë shtete të tjera gjithnjë po i bën ballë sfidës së epidemisë Covid 19.

“Bindja për sukses definitiv është e themeluar në përgjegjësinë e përbashkët dhe në kontributin e të gjithëve duke filluar nga insitucionet kompetente deri tek çdo individ i cili përmes respektimit të masave e jep kontributin e vetë.

SHARE