IVANAJ PRITI NË TAKIM MINISTRIN STIJOVIQ

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Z. Ivan Ivanaj, priti në takim ministrin e Bujqësisë Z. Aleksandar Stijoviq me bashkëpunëtorë. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë ku u  vlerësua që rruga e vetme drejt zhvillimit të këtij sektori është bashkëpunimi i mirë dhe me  projektet konkrete e të përbashkëta midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Tuzit. Partneriteti i mirë ndërinstitucional do të sjellë edhe përfitimet të mëdha ekonomike dhe sezonin më të mirë që ky sektor ka pasur vitet e fundit. Të pranishëm në takim ishin edhe sekretaria e Sekretariatit për bujqësi, znj. Ismeta Gjoka dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Tuzit.

SHARE