GJELOSHAJ U TAKUA ME MAJORIN E FAIRVIEW Z. BELLUCI

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj u takua me majorin e Qytetit Fairview (Bergen County – New Jersey), Z. Vincent Bellucci.

Gjatë takimit e njoftova majorin me Tuzin dhe historikun e qytetit, me mënyrën e funksionimit të Komunës, mundësitë që ofron ky qytet si dhe për projektet zhvillimore që parashikohet të bëhen në të ardhmen.

Përcaktuam shumë fusha bashkëpunimi, ku si fillim do të formojmë trupin punues të përbashkët dhe më pas majori Bellucci shprehu kënaqësinë që me ftesën time te vizitojë Tuzin.

Në takim, e pranishme ishte edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të qytetit, znj. Violeta Berisha, e cila është një nga 6 anëtaret e këtij këshilli, si dhe disa bashkatdhetarë të cilët jetojnë e punojnë në ketë qytet.

SHARE