FD: NËSE NUK KA MARRËVESHJE, DERI NË FUND TË VITIT ZGJEDHJE TË REJA

Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje mbi formimin e një qeverie të re, qeveria kalimtare duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme jo më vonë se në fund të këtij viti. Ky është qëndrimi i FD, i cili u njoftua nga kryetari i PDP, Millan Knezheviq, pas takimit të shumicës parlamentare.  “Pozicioni ynë i qartë është, nëse nuk ka zgjidhje për krizën, atëherë ne duhet të biem dakord mbi një qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, dhe ne preferojmë që nëse nuk ka marrëveshje, këto zgjedhje të mbahen  më së voni në fund të dhjetorit,“ tha Knezheviq. Pas takimit të mbrëmshëm , Knezheviq tha se qeveria e re duhet të përbëhet nga përfaqësues të shumicës aktuale dhe partive të pakicave.  Kjo, thotë ai, është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza parlamentare dhe ajo qeveritare. I pyetur nëse FD do të vazhdojë të bojkotojë parlamentin, Knezheviq u përgjigj se do të marrin  pjesë në punën e komisioneve parlamentare, ndërsa, siç deklaroi ai, puna në plenum do të bllokohet deri në një njoftim tjetër.

SHARE