EDHE NJË DITË PA VIKTIMA DHE 14 TË INFEKTUAR

14 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Malin e Zi, nga 920 të testuara, ndërsa asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i tetë pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid-19 në Mal të Zi është 279.

SHARE